Në Korenë e Veriut kanë nisur të shpërndahen kalendarët për vitin 2018 dhe ajo që ka habitur është se në to, ditëlindja e liderit suprem është një ditë e thjeshtë pune.
Sipas medieve në Japoni, 8 janari, që besohet se është ditëlindja e Kim Jong-un, nuk ka asnjë markim në kalendarin që po shpërndahet në vendin më të izoluar në botë.
Kim Jong-un ka gjashtë vjet në krye të Koresë së Veriut dhe në gjithë vitet e mëparshme, ditëlindja e tij ka qenë një ditë pushimi dhe festimesh.
Ndërkohë, një tjetër ditë që festohet është 16 shkurti, ditëlindja e Kim Jong-il, babait të Kim Jong-un, që njihet si “Dita e Diellit Shkëlqyes”, përgatiti Express. (b.an)