Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, akuzohet se ka ndihmuar Fenerbahcen të shpëtojë nga rënia nga kategoria gjatë skandalit të basteve që përfshiu futbollin turk në vitin 2011.
Akuza vjen nga e përditshmja franceze “Le Monde”, sipas të cilës Infantino, në atë kohë sekretar i përgjithshëm i UEFA-s, ka dhënë miratimin për një modifikim të rregullores së brendshme të federatës turke, që për rastet e trukimit të ndeshjeve parashikonte si dënim zbritjen nga kategoria si dhe një penalitet prej të paktën 12 pikësh, bashkë me gjobën financiare.
Infantino ka autorizuar ndryshimin e rregullores me kushtin që klubet e përfshira të mos merrnin pjesë në edicionin pasardhës së Ligën e Kampionëve. Në Prill të 2012-ës, Turqia ndryshoi rregulloren, duke hequr zbritjen nga kategoria si dënim në rast trukimesh.Masat e propozuara nuk u zbatuan, çka detyroi Trabzonsporin, klub që e kishte përfunduar kampionatin turk në 2011-ën në të njëjtën kuotë pikësh me Fenerbahcen, të kërkonte titullin kampion.
Gjashtë vjet më parë në Turqi shpërtheu një skandal i ngjashëm me atë të Calciopoli-t italian. Shumë skuadra që u akuzuan se kishin falsifikuar rezultatet e kampionatit 2010-2011, madje si të përfshira edhe në trafikun e armëve.
Hetimi solli dhjetra arrestime, duke konsideruar 16 klube dhe mbi 90 të federuar të tyre si të përfshirë me akuzën se bënin pjesë në një organizatë kriminale, që kishte në fokus të saj trukimin e ndeshjeve.
Në qendër të skandalit ishte pikërisht Fenerbahce, klubi i pasur i Stambollit, që fitoi kampionatin duke trukuar ndeshjet, përgatiti ”Gazeta Olle”. (b.an)