E Premtja e Zezë nis zyrtarisht so në orën 17.00 me rastin e Ditës së Falenderimeve, teksa mijëra njerëz që “gjuajnë” çmimet e lira janë rreshtuar jashtë dyqaneve në SHBA në kërkim të okazioneve.
Nga parashikimet e bëra, 164 milionë amerikanë do të shpenzojnë rreth 1,000 dollarë secili gjatë kësaj fund-jave. Sheshi Macy Herald në Manhattan u mbush nga mijëra njerëz të cilët u vunë në radhë në dyert e dyqaneve në pritje që t’i vendosin duart e tyre mbi mallra si produktet kozmetike dhe parfumet të cilat do të ulen me 10 apo 20 dollarë, ndërkohë që për çizmet dhe këpucët do të jetë 40% ulje.
Blerësit u panë gjithashtu që të mbanin një radhë gjigande në dyqanet e Apple, për të përfituar nga uljet e produkteve të kësaj linje si Apple Watch. Ekspertët kanë parashikuar se përgjatë pesë ditëve që nga Dita e Falenderimeve e deri te e Hena Kibernetike, konsumatorët do të shpenzojnë 19.7 miliardë dollarë. /ma.me