Ishte duke udhëtuar me kalin e saj në një rrugë të rënduar me trafik, e për këtë arsye një patrullë policore e ndaloi.
Policia e Floridas ndaloi Donna Byrne, 53 vjeç që po udhëtonte mbi kalin e saj. Megjithëse nuk ishte në drejtimin e një makine, patrulla sërish vendosi që ajo t’i nënshtrohej testit të alkoolit, ku rezultoi se e kishte tejkaluar dy herë limitin e lejuar.
“Zonja Byrne nuk ishte në gjendje për të udhëtuar në një rrugë, pavarësisht se me çfarë udhëton”, deklaroi sherifi Grady Judd, duke shtuar se 53-vjeçarja u arrestua dhe rrezikon një gjobë të majme për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.