Është emëruar drejtori i ri i Postës Shqiptare, i cili zëvendëson Majlind Lazimin të LSI-së.
Mësohet se këtë post tashmë do ta drejtojë Laert Duraj, i cili vjen nga radhët e strukturave të Partisë Socialiste në Gjirokastër.
Lajmin e ka dhënë vetë deputeti i zgjedhur në këtë qark dhe ish ministri Bledi Çuçi. /b.d