Porto Riko është goditur nga uragani Maria, i cili tashmë ka prekur edhe ishujt e Karaibeve.
Konsiderohet si uragani më i fortë që ka goditur Porto Rikon në 85 vitet e fundit, transmeton Telegrafi.
Ky uragan krijon erëra të forta që lëvizin me shpejtësi prej 300 kilometra në orë, të cilat kanë shkatërruar pothuajse gjithçka që i ka dal përpara.
“Është shkatërrim i paparë”, ka deklaruar Carlos Mercades, zëdhënësi i guvernatorit të Porto Rikos.
“Pas këtij uragani, Porto Riko nuk do ta ketë më infrastrukturën e njëjtë”, ka shtuar ai.
Imazhet e publikuara më poshtë flasin më së miri për dëmet që i ka shkaktuar ky uragan,përgatiti Express. (b.an)