Jeta në planetin tonë pa diellin është e pamundur të mendohet. Lindja dhe perëndimi i diellit dhurojnë pamje të mrekullueshme për syrin e gjithkujt. Rrezet e para të mëngjesit ose rrezet e fundit të perëndimit janë diçka të cilës nuk mund t’ja ndash sytë. Por as nuk e kemi menduar sesi mund të duket lindja ose perëndimi i diellit nga planetë ose satelitë të tjerë të sistemit tonë diellorë.
Disa ilustrime dixhitale të bëra nga Ron Miller, i cili ka punuar për dekada të tëra që të sjellë në jetë imazhet fantastike, na ndihmojnë të shohim se si duket lindja e diellit në planete të tjerë. Për të shuar kuriozitetin tuaj shihni fotot e mëposhtme. /ma.me