Sot bëhen dy vite nga betimi i Erion Veliajt si Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Pas katër viteve dremitje të paraardhësit të tij, për kryeqytetin nisi një epokë e re transformimi.
Unaza e Vogël, sheshi Skënderbej, Bulevardi i ri, Pazari i Ri, rikonstruksioni i çerdheve dhe i kopshteve, shkollat, rehabilitimi i këndeve të banimit ndërmjet lagjeve, rikthimi i çekut për bebet dhe për nxënësit e ekselencës, janë vetëm disa prej projekteve prioritare në këto dy vite te Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, e cila u zgjerua si territor edhe me ish-komunat pas reformës administrative-territoriale.
Dy vite më pas, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj ka falënderuar qytetarët e Tiranës për besimin që i dhanë, ndërsa thotë se këto dy vite kanë qenë më sfidueset në jetën e tij.
“Dy vite më parë, pas betimit e rregullimit të Sahatit, nisëm punën për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur me mbështetjen e secilit prej jush! Kanë qenë dy vitet më sfiduese të jetës time – ju jam mirënjohës nga zemra!”, shkruan kreu i Bashkisë Veliaj.