Festivali Ndërkombëtar i muzikës “Different Trains” rikthehet sërish për publikun artdashës të kryeqytetit, me koncerte dhe artistë të veçantë në sallat e Universitetit te Arteve si dhe në Teatrin Kombëtar.
Falë mbështetjes së Bashkisë së Tiranës, publiku i kryeqytetit do të ketë mundësi që të ndjekë kryeveprat botërore të luajtura me mjeshtëri nga artistë të talentuar që kanë ndërtuar karriera të admirueshme në vende të ndryshme të Europës.
Artistë të orkestrave të Radios Gjermane, Teatrit La Fenice, Orchestre de Montecarlo etj, si dhe soliste e muzikantë dhome me reputacion, do të ndërmarrim këtë udhëtim muzikor për të promovuar muzikën e bukur, miqësinë dhe bashkëpunimin.
Në program do të ketë vepra të rëndësishme nga autorë si Beethoven, Debussy, Gliere, Grieg, Granados, Schubert, Mendelssohn, Schumann dhe Sibelius.
Date 11 korrik ora 19 Universiteti i Arteve Tiranë ( Mendelssohn- Sibelius- Granados- Schubert)
Date 19 korrik ora 19 Universiteti i Arteve Tiranë ( Grieg – Beethoven- Debussy)
Date 24 korrik ora 19 Teatri Kombëtar Tiranë ( Beethoven- Gliere- Schumann)/a.ç