Pamje të frikshme të filmuara me dron tregojnë momentin, kur një tufë peshkaqenësh notojnë poshtë një grupi nxësësish shkolle në Australi.
Ka qënë fotografi Sean Scott, ai që ka kapur gjithçka nga ajri.
“Nuk kisha parë kurrë më parë që peshkaqenët të notonin kaq pranë njerëzve. Kam përshtypjen se peshkaqenët u afruan shumë me bregun thjesht për të parë se çfarë bëhet dhe kur kuptuan se nuk ishte zinxhiri i tyre ushqimor, u larguan”, ka thënë Scott.
Fotografi shpreson që fotot e tij të tregojnë se në një ambient të shëndetshëm, me shumë peshq dhe ushqim për peshkaqenët, këta krijesa të frikshme mund të jetojnë shumë mirë së bashku me njerëzit.
“Ndoshta duhet të përdorim logjikën. Nëse i jepni peshkaqenëve hapësirën e tyre dhe i lini të qetë gjithçka do të shkojë mirë”- përfundon Scott./a.ç