Bashkim Kopliku, ish ministër i Rendit Publik, njëherësh dhe ish-zv.kryeministër i Shqipërisë reagon ndaj disa lajmeve të pavërteta që për të përhapen me qëllim nga njerëz të caktuarf për të denigruar figuren e tij si ish themelues i PD dhe ish drejtues i lartëg i PD dhe i qeverisë.
Kopliku thotë se po sulmohet nga njerëz të caktuar thjeshtë dhe vetëm se ka qënë kundërshtar i Sali Berishës dhe klanit të tij, dhe i bëhet sulmi në të njejtën ditë me vendimin e gjyqtares që sipas tij shkeli ligjin me vendimin “Nishani” për fyerje.
Po citojmë të plotë reagimin e tij:
Një shkresë e Ministrisë së Rendit Publik, e përhapur nga z. Ilir Kaduku.
Një mik, sot, më 01.07.2017, më dërgoj shkresën e mësipërme, me shënimin:
Për dijeni:
Sot ne mëngjes qarkullon në internet, nga Shkodra nga z.Kaduku, ky dokument:
Reagim im, drejtuar Mikut tim, ishte si vijon:
Ka rreth një vit që Z. Ilir Kaduku ma ka dërguar mua personalisht këtë shkresë, duke shprehur indinjatën që “si unë, një mik i tij, t’ia punoja kështu” etj. Sot po marr vesh se e paska qarkulluar publikisht.
Nuk jam i sigurt nëse është rastësi apo e qëllimshme, që kjo shkresë kombinon me vendimin antiligjor, të sistemit tonë gjyqësor të degjeneruar, që më nxjerr mua fajtor, pa pasur kryer asnjë faj ndaj presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Por një emërues të përbashkët e kanë, të dy veprimet, edhe i Nishanit, edhe i “Kadukut”: goditet një politikan i lartë i PD, dhe një kundërshtar konsekuent i PB (Partia e Berishës, Salës).
Le t’i kthehemi shkresës:
Nuk e mbaj mend ta kem nënshkruar këtë shkresë, më duket si e falsifikuar, por dokumente të tilla kam nënshkruar sa e sa herë, pra e pranoj në princip të kem pasur këtë qëndrim. Isha ministri i Policisë (i Rendit Publik), dhe parandalimi i veprave penale apo i prishjes së rendit publik etj., ishte një ngadetyrat e dikasterit që drejtoja, kurse veprat që visheshin me “karakter politik”, e veprimtarive të agjenturave të huaja etj., ishin detyra të ShIK, prandaj këto lloj shkresash i dërgoheshin edhe ShIK “për dijeni”.
Në Shqipëri, Policia ishte depolitizuar që nga fillimi i vitit 1991, kështu që të angazhoje Policinë në politikë ishte thyerje ligji, ishte vepër penale. Këtë vepër penale duket se paska qene në tentativë, ose i dyshuar, për ta kryer z. Ilir Kaduku, shpërndarësi fillestar i shkresës.
Kam kryer detyrën time, edhe duke dërguar shkresa të tilla, e për këtë do të duhej të përgëzohesha nga çdokush që do demokracinë, ku pjesë qendrore e demokracisë është një shtet që zbaton ligjet, njësoj e ndaj kujtdo. Fatkeqësisht, këtë fakt nuk e kuptojnë një pjesë e madhe e shqiptarëve, bile dhe e politikanëve, të cilët mendojnë se ligji nuk duhet zbatuar për të gjithë njësoj, qoftë “për tëndin”, qoftë dhe “për kundërshtarin tënd”, qoftë edhe “për atë që të ka bërë nder” etj.
Z.Ilir Kaduku është bir i një familjeje me të cilën unë kam pasur miqësi, dhe ia di për nder për ndihmën që më ka pasur dhënë në kohën e komunizmit, në sqarimin e problemeve biografike që më ngriheshin në atë kohën (viti 1969-70) —më pati ndihmuar kryesisht i ndjeri baba i tij, një veteran komunist i Luftës së Dytë Botërore, një burrë shumë i ndershëm dhe i respektuar në Shkodër. I mbetem borxhli edhe sot, pavarësisht se u pata munduar t’ia shpërblej nderat, me punë në profesionin tim të inxhinierit të televizorëve.
Nga Iliri prisja komplimente për shkresën, pavarësisht se ajo ka objekt vetë atë, sepse tregon që “miku i tij”, Bashkim Kopliku, paska mbajtur një qëndrim si më sipër, edhe ndaj tij, pra “ndaj mikut“. Fatkeqësisht edhe Iliri, i cili është një intelektual i shquar, nuk e kupton se duhet të më lavdëronte për faktin se kam zbatuar ligjin ndaj kujtdo.
Në këtë ngjarje, negativja, pisllëku, qëndron në faktin se kjo shkresë nxirret nga zyrat e shtetit dhe përhapet në publik, kur ajo akoma duhet të ruhej në nivelin “tepër sekret”. Zyrtari që ka nxjerrë nga arshivat, një shkresë të tillë, duhet të jetë ndonjë i degjeneruar, i cili duhet të vihet urgjentisht para përgjegjësisë ligjore– prokuroria duhet të fillojë ndjekjen penale kryesisht, kundër këtij personi shumë negativ.
Faleminderit, Bashkim Kopliku