Për katër ditë me radhë, 19-22 qershor 2017, Ambasada polake në Tiranë organizoi në mjediset e Akademisë Multimedia Marubi ditët e filmit polak.
Aktiviteti u konceptua si homazh për veprën e regjisorit më të njohur polak Andrzej Wajda.
Mes titujve të shumtë Andrzej Wajda ka fituar çmimin OSCAR për karierën në vitin 2000 dhe Ariun e Artë në festivalin e filmit në Berlin në vitin 2006, por ai mbart dhe një sërë çmimesh të tjera.
Ai konsiderohet si një nga regjisorët më të njohur botërorë, veprat e të cilit përshkruajnë evolucionin politik dhe social të vendit të tij dhe merren me mitet e identitetit kombëtar polak duke ofruar analiza të thella të elementit universal të përvojës polake – mbi të gjitha lufta për të mbajtur dinjitetin në rrethanat më të vështira të kohës.
Filmat u ndoqën nga studentë të Akademisë filmike, përfaqësues të Trupit Diplomatik dhe miq e dashamirë të filmit dhe Polonisë. (b.an)