Kur fotografia e vogëlushit Omran Danqeesh të larë në gjak dhe pluhur të rrënojave u shpërnda nëpër botë, tregoi më së miri se sa shumë vuajnë fëmijët në Siri nga regjimi brutal i Bashar al-Assad-it.
Imazhi i Omarit i ulur në autoambulancë, fytyra e të cilët ishte e mbuluar me pluhur dhe gjak pas sulmeve ajrore, kishte përlotur gjithë botën gjatë vitit të kaluar.
Por fotografitë e reja të këtij vogëlushi pesëvjeçar nga Aleppo, shfaq një djalë krejt tjetër të shëndoshë dhe i lumtur afër familjes së tij.
Në gusht të vitit të kaluar, Omran dukej i hutuar derisa po e fusnin në pjesën e pasme të autoambulancës, pasi e kishin nxjerrë të gjallë në rrënojat e shtëpisë së tij të bombarduar nga sulmet ajrore në Aleppo.
Fotografitë e këtij djaloshi e bën atë simbol të horronit dhe terrorit në Siri.Vëllai i tij më i madh, Ali 10-vjeç kishte humbur jetën pasi nuk kishte mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra nga bombardimet.Por imazhet e reja të publikuara, ai duket i lumtur duke qëndruar ulur pranë babai të tij, përgatiti Koha. (b.an)