Rosaria Aprea, ish-Miss Caserta në Itali, tashmë 24 vjeçe, pas disa muajsh proçesesh gjyqësore pasi denoncoi partnerin e saj, duke u kthyer në simbol në luftën kundër dhunës ndaj grave, është dënuar edhe vetë për përndjekje.
Dënimi ndaj saj u dha ditën e djeshme, e enjte, me tre vite burg, e akuzuar se ka përndjekur një mashkull tjetër, Pasquale Russo, babanë e djalit të saj, me të cilin ishte ndarë.
Ish- Missi kishte treguar në pasarelë shenjën në barkun e saj, pas heqjes së shpretkës, për shkak të dhunës së ushtruar nga i dashuri i saj. Kjo bëri që i dashuri të dënohej që t’i qëndronte larg.
Ndërkohë gjatë Krishtlindjeve të kaluara, ajo shkoi tek prindërit e babait të djalit për të marrë fëmijën, ku aty kishte tentuar ta shtypte ish- partnerin e saj.
Si të mos mjaftonte kaq, kishte nisur përndjekjet ndaj tij, duke bërë që gjatë së enjtes të dënohet./a.ç