Teksa sytë e shumtë, aparatet fotografikë e kamerat e shoqëronin presidentin e ri Emmanuel Macron drejt ceremonisë zyrtare të betimit , Brigitte u shfaq mjaft elegante me një kostum blu pastel, me xhaketë me dopio kopsa, çantë dhe këpucë gri të familjes së koloreve pastel.
Kosto e veshjes ka çuditur hamendësimet dhe komentuesit kureshtarë.Brigitte u vesh me një kostum të marrë me qira në shtëpinë e modës “Louis Vuitton”.
Kjo ngjyrë ishte zgjedhur edhe nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Melania Trump.Në ceremoninë e inaugurimit si President të Donald Trump më 20 janar të këtij viti, Melania Trump shkëlqeu në një kostum pastel të Ralph Lauren.
Të dyja këto duket të jenë inspiruar nga Jackie Kennedy e cila kishte zgjedhur kostum të ngjashëm me të njëjtën ngjyrë më 1961, kur bashkëshorti i saj po betohej si President.Zyra e komunikimit të presidentit informoi se Macron kishte veshur një kostum të blerë në një dyqan në Paris, ku kostoja është rreth 450 euro.
Një nga rivalët e Macron, Francois Fillon, gjatë fushatës zgjedhore u përfshi në skandale që përfshinin dhurata nga biznesmen në vlerën e 13 mijë eurove.
Në këtë mënyrë, edhe zgjedhja e kostumit nga ana e Macron, dërgon një sinjal që ai do të jetë ndryshe nga paraardhësit e tij.Ish-presidenti Nicolas Sarkozy, i cili udhëhoqi Francës nga viti 2007 deri më 2012, e kishte nofkën ‘President Bling-Bling’ për mënyrën e shtrenjtë të jetesës.
Ish-presidenti Francois Hollande u vetë-cilësua ‘President normal’ megjithëse u vu në qendër të kritikave pasi paguante 10 mijë euro në muaj floktarin e tij, përgatiti Express. (b.an)