Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një autobombe në Siri, në lindje të qytetit të Alepos në vendin ku ka nisur evakuimi i civilëve të ngecur mes bombardimeve.
Mes të plagosurve ka edhe nga ata banorë të zonës së Foua e Kafraya të cilët po hipnin në autobuzë të cilët ishin gati të largoheshin duke iu drejtuar Alepos
Lajmi konfirmohet nga Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut. Sipas të dhënave një person ka qënë përgjegjës i sulmit i cili është hedhur në erë.
Raportuesit konfirmojnë se shpërthimi ndodhi në lagjen e rebelëve ku ndodhen autobuzët që do të transportojnë rreth 5 mijë njerëz, evakuim që nisi ditën e djeshme dhe u arrit falë marrëveshje mes qeverisë dhe rebelëve.
Sa i përket shpërthimit mediat kanë shpërndarë foto ku duken pasojat e shpërthimit, trupa të pajetë në tokë, tym i zi dhe zjarr.
Banorët sirianë kanë mbetur peng i konfliktit mes forcave rebele dhe atyre qeveritare, konflikt që ka hyrë në vitin e shtatë.