Orët e paradites do të dominohen nga mot kryesisht i kthjellët në ultësirën perëndimore por me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të paraqitet moti në zonat malore. Po ashtu edhe pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të jetë moti për zonat malore verilindore -juglindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të ulëta në mëngjes deri në -1 apo -2 gradë në zonat malore por mesdita do të shënojë temperatura deri në 19 gradë C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 1 apo 2 ballë.
Europa
Turqia dhe Greqia do të karakterizohen nga masa ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të mbeten prezent gjatë gjithë ditës por me intensitet të ulët.
Ndërsa për sa i përket pjesës më të madhe të kontinentit Europian do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominues. Vendet e rajonit do të mbeten nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta por sërish temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta./noa/a.k