Me një dekor të tej mase të luksoz, klientelë të klasës së lartë dhe iPad-e ari në çdo dhomë, nuk ka asgjë modeste në hotelin Burj Al-Arab në Dubai. Kjo është ndoshta arsyeja pse hoteli me 7 yje, i pajisur me fushën e nisjes së helikopterëve, është hoteli më i njohur në rrjetet sociale, duke mposhtur të gjithë konkurrentët me më shumë se gjysmë milioni ndjekës.
Vetëm të kamurit e botës e kanë mundësinë të qëndrojnë aty, pasi nata më pak e kushtueshme shkon në 1 mijë euro. Ndërsa suita më e kushtueshme arrin në 19.500 euro nata. Hoteli ka postuar më shumë se 1000 imazhe në rrjetin social Instagram, dhe interaktiviteti e bën atë një prej faqeve më të pëlqyeshme në internet.
ma.me