Një punëtore e një strehimoreje kafshësh në Luiziana, SHBA, është akuzuar për marrëdhënie seksuale me një qen dhe për filmimin e aktit.
Siç raportojnë mediat lokale, Celina Ann Cabrera, 24 vjeçe, e martuar, u arrestua të premten në Shreveport, Louisiana dhe është akuzuar për krim kundër natyrës.
Cabrera është një punonjëse e strehimorës “Caddo Parish Animal Shelter”, edhe pse është e paqartë nëse akuzat kanë të bëjnë me ndonjë kafshë që gjendej nën kujdesin e saj.
Gjithashtu i arrestuar është edhe 41-vjeçari Booker Talioterro Thomas Jr, një ish-punonjës i strehës Caddo.
Thomas, për të cilin policia dyshon se ka filmuar aktin, u akuzua gjithashtu për krim kundër natyrës. Ligji në Louisiana parashikon një dënim maksimal pesëvjeçar për këtë krim./noa