Një kongresmen meksikan vendosi të sfidonte Presidentin amerikan Donlad Trump duke u ngjitur mbi murin e kufirit që e ndan Meksikën me SHBA-në.
Ai e bëri këtë për të ilustruar se pse vendimi kontrovers i Trump për murin mes dy vendeve është “i panevojshëm” dhe “totalisht absurd”.Braulio Guerra, një kongresmen i qytetit të Queretaros, hodhi në Twitter disa foto dhe një video të vetes kur ndodhej mbi murin e lartë që ndan SHBA-në me qytetin e kufirit meksikan, Tijuana.
“Isha në gjendje ta kaloja atë, dhe të ulesha mbi të,” tha Guerra në video.“Do të ishte shumë e lehtë për mua të kaloja në SHBA, gjë që tregon se ky mur është shumë i panevojshëm dhe totalisht absurd,” tha ai.
Në një nga fotot e postuara në Tëitter nga Guerra, duken edhe dy persona të tjerë të ngjitur mbi mur.“E shikoni? Mund ta ngjisësh murin shumë thjeshtë. Unë e ngjita atë në Tijuana, një nga pjesët më të larta, imagjinoni ç’do bënin të rinjtë e shkathët”, citohet Zëri. (b.an)