Këto janë fotot që tregojnë se si Miss Univers nuk njihej para 6 muajve kur ishte një studente që mbante syze dhe aparat ortodontik. Charlita Suansane po studionte për mikrobiologji kur vitin e kaluar, motra e saj aplikoi në emër të saj për konkursin e Miss Tailandës.
Ato nuk prisnin që të merrnin një përgjige pozitive, por gjyqtarët janë mahnitur nga këmbët e saj të gjata dhe fytyra e pafajshme.
Pasi bëri provën e audicionit, ajo përfaqësoi Tailandën në konkursin Miss Univers 2016 dhe doli në vend të 6. “Nuk e besoja kurrë që do të bëhesha modele. Motra ime po tallej kur tha se duhet të aplikoj në konkursin e Miss Tailandës. Mamaja ime nuk më ka lejuar kurrë të kem të dashur. Unë do ta kem kur të jem gati, pasi të mbaroj studimet dhe të njoh të duhurin. Do të kem të dashur por tani jam duke punuar cdo ditë.
I dashuri im është shkolla dhe puna. 6 muajt e fundit kanë qenë të mrekullueshëm. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm,” – ka thënë 22-vjeçarja për Dailymail.