Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një ndër njerëzit më të pasur të botës, po ai nuk ka jetuar gjithmonë një jetë të pasur ose luksoze.
Politikani ka lindur në Leningrad (sot Shën Peterburg) në një familje të klasës së mesme dhe jetonte në një apartament me dy familje të tjera, shkruan “International Business Times”.
Ai mori një diplomë në drejtësi në fillim të 20-tave për t’u bërë lideri më i fuqishëm në Rusi, i emëruar si president në vitin 1999.
Bill Brëoder, autor dhe një ish-menaxher i fondit në Rusi, ka thënë se presidenti rus zotëron një pasuri me vlerë 200 miliardë dollarë.
“Unë besoj se kjo është 200 miliardë dollarë.
Pas 14 vitesh në pushtet, duke parë se shumë fonde nuk janë shpenzuar për shkollat, rrugët, spitalet dhe kështu me radhë, mendoj se shuma të mëdha parash janë transferuar në llogaritë e tij zvicerane”, ka thënë Broder, përgatiti Express. (b.an)