Dikur ajo peshonte 140 kilogramë dhe sa herë hante akullore, sasia ishte 1 kilogram.
Që prej moshës 1 vjeçare Jasmine Norman-it iu desh që të duronte ngacmimet e fëmijëve të tjerë, ndërkohë që pesha e madhe ia vështirësonte shumë socializmin.
Ajo u diagnostikua me mungesë të hormoneve tiroide, që ia ngadalësoi metabolizmin asaj.
Si pasojë e rritjes së madhe në peshë, ajo u demoralizua dhe nisi të hante nëpër fast-food-e.
Por Jasmine vendosi që jeta e saj duhet të ndryshonte dhe duke përdorur aplikacionin “MyFitnessPal” që maste kaloritë që merrte e duke u stërvitur e marrë em aktivitete sportive arriti që të dobësohej 62 kilogramë.