Jessica Sharman, 20-vjeçe nga Britania e Madhe, kishte humbur kujtesën nga një krizë epilepsie ku mbeti viktimë e në marsin e shkuar. Dhe në vijimësi nuk e njihte më të dashurin e saj. Por këmbëngulja e djaloshit bëri që e reja të dashurohej për të dytën herë me të.
Ishte këmbëngulja, dashuria dhe durimi i tij që e bënë 20 vjeçaren nga Britania e madhe Jessica Sharman, që të dashurohej për herë të dytë me të dashurin e saj.
Jessica marsin e vitit të kaluar u prek nga kriza e epilepsisë dhe kjo bëri që vajza të humbiste kujtesën dhe të mos mbante mend asgjë, duke mos njohur më as atë që ishte njeriu më i dashur i zemrës së saj.
Por ishte Rich, ai që bëri shëtitje të shumta me Jessica-n, duke e çuar në restorantet e saj të parapëlqyera dhe duke i sjellë edhe një herë kënaqësinë e dikurshme. Në fund, ia doli.
Kriza e epilepsisë, sëmundje e diagnostikuar 14 vjet më parë, i kishte shkaktuar një amnezi të fortë dhe mjekët e kishin paralajmëruar që kujtesa do t’i kthehej pas gjashtë muajsh, ose në rastin më të keq, asnjëherë më.
Ndër të tjera, i kishin thënë që ekzistonte një 50% mundësi që amnezia t’i rishfaqej. Por ajo nuk u frikësua. “Rich do të jetë i aftë të më bëjë të dashurohem për herë të tretë”, ka thënë ajo.
Jessica ka treguar që të dashurit të saj nuk i mjaftoi një letër apo një tufë me lule për ta bërë sërish për vete: “Isha e terrorizuar, nuk e kisha idenë se kush ishte ai djalë. Por jo vetëm ai, kushdo. Edhe nga prindërit e mi nuk kujtoja asgjë. Nuk dija as emrin tim, por tani ja dalë dhe kjo falë ndihmës së tij”.