Një vogëlush vetëm 18 muajsh Harry Studley, ka shpëtuar për mrekulli pasi u qëllua me të shtënë pushke në kokë, nga një shok i nënës, 24- vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur korrikun e kaluar dhe siç raporton “Mirror”, vogëlushi anglez në Bristol, rrezikoi jetën, vetëm sepse qante shumë.
Vogëlushi, nëna dhe vëllai i tij, ishin në shtëpinë e një çifti miqsh, Jordan Walters dhe Emma Horseman.
Emma i kërkoi partnerit të saj që ta pushonte të voglin duke e kërcënuar me të shtënë pushke në ajër, të cilën po e pastronte në atë moment.
Por e shtëna e zuri vogëlushin, i cili arriti të mbijetojë, ndonëse nuk i ka rifituar 100% aftësitë e tij fizike.
Jordan u deklarua fajtor në seancën e kësaj të hëne, ndërsa në ditët në vijim pritet dënimi ndaj tij, ndërkohë që po gjykohet edhe Horseman si bashkëpunëtore.