Një grua që i shpëtoi rrëmbimit brutal nga një vrasës serial në vitin 1992 është rikthyer në skenën e krimit për të ndarë historinë e saj dhe të tregojë si shpëtoi.
Jennifer Asbenson ishte vetëm 19 vjeç kur u rrëmbye nga Andrew Urdiales në vitin 1992 në shkretëtirën Hot Springs të Kalifornisë. Urdiales ka vrarë të paktën 8 femra, ndërsa Asbenson është e vetmja nga viktimat që ia ka dalë t’ia mbathë.
Ajo tregon se ishte rrugës për punë ku kujdesej për fëmijë me aftësi të kufizuara në darkën e 27 shtatorit 1992 kur një burrë i ofroi që ta çonte me makinë. Në fillim refuzoi , por më pas u bind. Ai e la në punë dhe i kërkoi numrin e telefonit, me Asbernson që i dha një numër fals.
Të nesërmen Urdiales erdhi sërish në orën 6 të mëngjesit dhe ofroi që ta çonte në shtëpi, ofertë të cilën ajo e pranoi pa hezitim. Vrasësi ishte i tërbuar për punën e numrit fals, të cilit iu përgjigj një grua plakë dhe e lidhi duke e kërcënuar me armë.
Asbernson tregon që ai edhe u përpoq që ta përdhunonte, por nuk mundi për shkak të mosfunksionimit erektal. Ajo arriti t’ia mbathë nga bagazhi i makinës pasi ia doli të çlirojë duart nga litari. Një makinë ndaloi në rrugë me dy marinsa të cilët e shpëtuan dhe e çuan në një rajon policie.
Megjithatë asnjë nuk e besoi historinë e saj dhe Urdiales u kap vetëm pas 5 vitesh, kohë gjatë të cilës vrau dhe 3 gra të tjera./a.k