Pas 32 vitesh ushtria amerikane do të ketë një pistoletë të re shërbimi.
Pistoleta e re do të jetë “Sig Sauuer P320”, e prodhuar në New Hampshire.
Ky revolver do të zëvendësojë “Beretën M9” italiane, e cila është përdorur që prej vitit 1985.
Nëse kjo është një pasojë e drejtpërdrejtë e epokës së re të inauguruar nga presidenti i ri Donald Trump, nuk dihet ende.
Por ajo që dihet është se Italia, do të humbasë një kontratë me vlerë 580 milionë dollarë, shkruajnë mediat italiane, citohet Express. (b.an)