Presidenti Barack Obama ka nisur transportimin e mobiljeve në shtëpinë e re, pas tetë viteve në Shtëpinë e Bardhë. WUSA, dega e CBS në Uashington, ka fotografuar një kamion transporti para shtëpisë së re të presidentit në largim. Banesa e re do të jenë në lagjen rezidenciale Kalorama të kryeqytetit amerikan. Ajo ka sipërfaqe rreth 760 metra katrorë, tetë dhoma gjumi dhe nëntë banjo e gjysmë, sipas Town & Country.
ma.me