Mësohet se biznesmeni është dhunuar dhe rrahur pranë biznesit të tij. Salla është dërguar në spital për mjekim.
Ndërkohë, “Panorama” mëson se sherri ka nisur për hapjen e një kanali shumë pranë pikës së karburantit të biznesmenit Ylli Salla, ku përballë ndodhet edhe fabrika e peshkut. Pronari i fabrikës sipas Policisë ka disponuar edhe një leje për hapjen e një kanali shumë pranë fabrikës së tij, por që është përballur me biznesmenin Ylli Salla i cili i ka kërkuar punëtorëve që po hapnin kanalin që të ndalonin punën.
Këtu mesa duket ka nisur edhe sherri mes dy pronarëve. Nga ana e tyre punëtorët pasi janë përballuar me biznesmenin i cili i ka ndaluar të bëjnë punime, kanë lajmëruar menaxherët e fabrikës së peshkut.
Sakaq mes tyre ka nisur një debat i cili ka përfunduar me dhunë mes palëve. Por i dhunuari në këtë rast ka qenë vetëm biznesmeni Ylli Salla i cili pas kësaj ka kallëzuar rastin në Polici, ndërsa kjo e fundit ka nisur hetimet.
Ndërkaq të dyja palët pretendojnë se janë dhunuar, por Policia ka shpallur në kërkim pronarin e fabrikës së peshkut. Ndërsa mësohet se në Polici janë shoqëruar edhe punonjësit që po hapnin kanalin, si edhe dëshmitarë në fabrikë si edhe në rrugë në momentin e sherrit.