Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti vitizoi sot dy ferma bagëtish, në Zagorçan të Pogradecit dhe Sovjan të Korçës. Mësohet se qëllimi i vizitës së Panaritit, ishte verifikimi i bazës ushqimore për bagëtinë, pas reshjeve të ditëve të fundit dhe temperaturave të ulëta. “Erdha pas një dimri të jashtëzakonshëm, për të parë situatën në terren, si dhe për të parë nga afër gjendjen e blegtorisë. Verifikuam dhe gjendjen e stallave, si dhe matrikullimin. Baza ushqimore nuk mungon në asnjë rast dhe është e garantuar, edhe si rezultat i faktit të traditës së këtyre zonave.”, tha Panariti.Ai shtoi më tej se: “Siç e shikoj dhe këtu, matrikullimi është bërë dhe do të vazhdojmë me rigorozitet deri në fund. MBZHRAU ka ndihmuar dhe do të ndihmojë blegtoret me grandë e subvencione për investime në stalla dhe rritjen e numrit të bagëtive.”. Ndër të tjera ministri tha se pa ndaluar shtimin e rracave të reja, do të ruhen me fanatizëm rracat autoktone, siç është edhe rraca capore e zonës së Mokrës në Pogradeç.