Herën e parë ai kishte arritur ti shpëtojë kapjes së policisë në shtëpinë e tij në Sesto San Giovanni dhe, pavarësisht se një nga këpucët e tij dhe pantallonat e shkurtra mbetën në duart e një polici, ai kishte vazhduar të vraponte për tu larguar vetëm me të brendshme.
Megjithatë shqiptari Erjol Bode nuk ka arritur të shpëtojë nga prangat, pasi është arrestuar në aeroportin e Barcelonës, pas një urdhër arresti të lëshuar nga prokurorët në Monza.
Arrestimi i shqiptarit është bërë më 4 janar, kur policia e ndaloi atë në aeroportin e Barcelonës në Spanjë, ku ai sapo i kishte shpëtuar sistemit të drejtësisë italiane me qëllim për të ndërtuar një identitet të ri.
Policia në Monza ra në gjurmët e tij gushtin e vitit të kaluar kur ai u ndalua për dokumenta të falsifikuara të një prostitute shqiptare 32 vjeçe, ndërsa agjentët kishin mbledhur informacione se gruaja shoqërohej me të riun shqiptar të shpallur në kërkim.
Që nga ajo kohë, policia ka qenë në shërbim duke kryer kontrolle si në zonën ku 32 vjeçarja ka prostituuar, mes Via Salvadori dhe Viale delle Industrie, si dhe pranë shtëpisë së tij në Sesto San Giovanni, vendi ku i riu shqiptar arriti ti shpëtonte nga duart policëve.
Në tentativë për të ikur, i riu kishte lënë një kile hashash, një palë dorashka, një furçë dhe një pluhur që gjendet në një kavanoz qelqi, e njëjtë me atë të përdorur nga policia shkencore për shenjat e gishtave gjatë hetimeve, e përdorur ndoshta për t’u siguruar që nuk ka lënë gjurmë në çdo vjedhje.
Shqiptari 32 vjeçar u arrestua ditët e fundit, për veprat penale të posedimit të drogës dhe dhunës, për të cilën do të gjykohet. Gjithashtu ai është dënuar me nëntë muaj burg për evazion fiskal, për të cilat ai ishte i kërkuar. Në pranga ka përfunduar edhe shoku i tij për forcë dhe ndihmë i cili është riatdhesuar, duke u shoqëruar nga policia deri në pikën kufitare./noa/a.k