Një mashinist do të dalë përpara gjykatës pasi një grua u tërhoq nga treni përgjatë platformës për rreth 20 metra pasi iu zu dora te dera.
Gruas i ngeci dora, kur mashinisti nisi trenin, duke e detyruar atë të vrapojë pas tij. Pasi u tërhoq për 20 metra nga treni, pasagjerja 60 vjeçare arriti me shumë vështirësi të lironte dorën nga dyert përpara se të rrëzohej në platformë.
Edhe pse jashtë rrezikut për jetën, ajo pësoi disa dëmtime në kokë, në dorë dhe në kurriz në stacionin Hayes në Londër.