Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social disa foto të vizitës së anëtarëve të Ansamblit Filarmonik të Vjenës në ambientet e kryeministrisë si dhe foto të shfaqjes që ata së bashku me Shkëlzen Dollin dhanë në Pallatin e Kongreseve ditën e djeshme.
Mirënjohje Shkëlzen Dollit dhe Ansamblit Filarmonik të Vienës për mbrëmjen fantastike që i dhuruan Shqipërisë, Kosovës e gjithë shqiptarëve kudo, përmes Koncertit të Vienës në Tiranë që mori ngjyra të veçanta falë gjetjes së bukur të qelesheve, rakisë dhe dollisë së ngritur nga instrumentistët vienezë në gjuhën shqipe: GËZUAR VITIN E RI- shkruan Rama.