Dita e nesërme do të dominohet nga intervale të shkurtra kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë shira të dobët në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore verilindore dhe juglindore.
Pjesa e dytë e ditës ditës do të vijojë me reshje dëbore në të gjithë zonën malore duke bërë që trashësia e dëborës në zona të thella të jetë deri në 25 apo 30 cm, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të dominohet nga vranësira dhe shira lokalë. Gjatë natës do të ketë përmirësim të motit në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie me 1 – 2 gradë të temperaturave në vend. Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor ndërsa në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë, shkruan noa.
Europa
Rajoni i balltikut dhe vendet e Evropës Lindore do të mbeten nën dominimin e reshjeve të shiut dhe dëborës. Po ashtu me vranësira dhe reshje të dobëta shiu e dëbore do të jetë moti për vendet mesdhetare.
E gjithë pjesa tjetër e kontinenti Europian do të vijojë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë prezent./a.k