Vit i ëndrrave, kështu mund të quhet viti 2016 për Zinedine Zidane. Real Madridi ka përfunduar vitin 2016 me tre tituj të fituar, kjo falë trajneri Zinedine Zidane, i cili ngjalli skuadrën nga janari, kur edhe u emëruar trajner i “Los Blancos” – duke zëvendësuar të shkarkuarin Rafa Benitez, transmeton Gazeta Express.
Zidane ka befasuar të gjithë me punën e tij, i cili ende pa mbushur një vit në krye të Real Madridit, arriti të fitojë tre tituj.Besoni apo jo, Real Madridi ka pësuar vetëm dy humbje që kur Zidane është emëruar trajner i “Los Blancos” dhe ato humbje kanë ardhur në ligë nga Atletico Madrid dhe në Ligën e Kampionëve nga Wolfsburg, përcjell Gazeta Express.
Në 54 ndeshje në gjitha garat, Reali i Zidane regjistron 40 fitore, 12 barazime dhe 2 humbje, teksa ka fituar tre tituj – (më shumë tituj se humbje).
Kujtojmë se Zidane theu edhe dy rekorde sa i përket ecurisë më të mirë pa humbje. Ai theu rekordin e Capellos për më së shumti ndeshje pa humbje në një sezon dhe rekordin e Leo Beenhakker për më së shumti ndeshje pa humbje për dy sezone me radhë.
Zidane deri më tani ka shkuar në 37 ndeshje me radhë pa humbje, diçka që shpreson të vazhdojë edhe në vitin 2017. Thjesht, ky ishte një vit i ëndrrave për Zidane, ëndërr kjo nga e cila momentalisht francezi nuk dëshiron të zgjohet, citohet ”Express”. (b.an)