Cili ka qenë libri juaj i preferuar? – ka qenë pyetja që u është drejtuar fëmijëve italianë.
Një numër i konsiderueshëm i fëmijëve italianë duket se po lexojnë diçka paksa… të zymtë.
Qeveria e Italisë ka marrë iniciativë që të kryejë një studim, duke anketuar 140 mijë klasa, me synimin që të gjejë se cili ishte libri më “i dashur” i tyre, transmeton Koha.net. Ata mbetën të habitur nga përgjigjet.
Doli të jetë libri “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit më i preferuari i këtyre fëmijëve.
Sipas La Repubblica, dhjetë klasat e shkollave në Palermo, Cantanzro, Potenza, Tivoli, Gaeta, Udine, Trieste dhe Piacenza kanë thënë se gjysmë-autobiografia shqetësuese e Hitlerit ishte lexim i tyre i preferuar, citohet Koha. (b.an)