Nike është përkujdesur për Cristiano Ronaldon, që fitoi Topin e Artë, t’i bëjë atlete të veçanta që ta përmbyllë këtë vit të jashtëzakonshëm.
Gjiganti i veshjeve sportive ka krijuar atlete me numër të limituar 777 Nike Mercurial Superfly CR7 ‘Vitorias’, raporton The Sun.
Atletet “Vitorias” kanë Platinium të pastër në pjesën e sipërme, kurse në pjesën e poshtme kanë një pjesë metalike në ari që tregon trofetë e fituara nga Ronaldo.
Fjala “Vitorias” është e shkruar në thembër me shkronja të arit, që do të thotë “Fitore”.
Ronaldo fitoi për herë të katërt në karrierë Topin e Artë, përgatiti Koha. (b.an)