Lee Manuel Viloria-Paulino ka dalë nga dera e banesës së tij më 18 nëntor dhe nuk është parë më i gjallë. Të shtunën, një javë pas zhdukjes së tij, një nga shokët e klasës së Lee-së në Shkollën e Lartë Lawrence në Massachusetts, u arrestua dhe u akuzua për vrasjen dhe prerjen e kokës së 16-vjeçarit.
Nuk dihet ende motivi i kësaj vrasje dhe duke marrë parasysh marrëdhënien e mirë ndërmjet Lee dhe të dyshuarit 15-vjeçar, Mathew Borges, shkaqet mbeten të paqarta. Mathew dyshohet se e ka goditur shokun e tij me thikë duke i gjymtuar trupin, saqë sipas prokurorit të çështjes për autopsinë e tij janë dashur plot 11 orë.
Autoritetet nuk kanë thënë pse Mathew është i dyshuari për vrasjen e shokut, edhe pse policia pohoi se 15 vjeçari e rrëfeu vetë më pas krimin.
“Një dëshmitar i tha hetuesve se Mathew i tha atyre se ai bëri diçka të keqe”, sipas një raporti të policisë të marrë nga Boston Globe. “Mathew pastaj i tha atij se me thikë kishte prerë kokën e një keci”.
Ka qenë një grua e cila duke ecur me qenin e saj zbuloi trupin e Lee të enjten në një rrugë në afërsi të lumit Merrimack. Koka e tij u gjet rreth 50 hapa larg nga trupi i tij, ndërsa krahët e tij ishin të prerë në afërsi të bërrylave, shkruan noa.
Një mik i familjes tha për Eagle Tribune se ai kur ishte larguar nga shtëpia nuk kishte marrë as telefonin e tij celularë dhe as portofolin. Tashmë Borges, shoku i klasës së Viloria-Paulino do të paraqitet në Gjykatën e Qarkut Lawrence të martën. Ndërsa pritet që të gjykohet si një i rritur.