Një grua në mesomoshë, mbiemri i së cilës është Wang, ka thënë se disa vite më parë ajo kishte bërë një ndërhyrje në gjoks.
Por tani është detyruar të shkojë me urgjencë në spital për të mësuar nga mjekët se çfarë kishte ndodhur me gjoksin e saj, pasi sipas saj kohët e fundit ajo kishte vënë re se gjoksi sa vinte dhe zvogëlohej, ndërsa pjesa e barkut dhe e stomakut sa vinin e zgjeroheshin.
Pas ekzaminimit, mjekët arritën të zbulonin se gjoksi i Wang kishte “zbritur” në stomak. Ata arritën të zbulonin se në gjoksin e gruas ishte futur një lloj substance e quajtur “Amazingel”, i cili 10 vite më parë nuk lejohej të përdorej në Kinë.
Nga njëra anë, substanca është kancerogjene dhe nga ana tjetër, ajo është e lëvizshme dhe e papërshtatshme me trupin njerëzor, që do të thotë se xheli mund të lëvizë nga gjoksi në stomak apo në pjesë të tjera të organizmit.
Mjekët u detyruan t’i bënin operacion trupit të gruas për të nxjerrë nga stomaku lëndën kancerogjene dhe më pas e kanë nënshtruar në një sërë analizash për të parë se në ç’gjendje ndodhet organizmi i saj.