Portieri i Chapecoense, Marcos Danilo Padilha ndërroi jetë në spital pasi i shpëtoi aksidentit në vendin e ngjarjes.
Sipas raporteve të mediave të huaja, Marcos Danilo Padilha, ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak, pasi bisedoi me gruan.
Ai sipas informacioneve te pakonfirmuara zyrtarisht ka përmendur shokët e skuadrës para se të ndahej nga jeta.
“Më duhet të shkoj, shokët e mi kanë nevojë për mua. Besoj se edhe atje lart ju duhet një portier”, besohet të ketë thënë Danilo.
Portieri në fjalë Danilo ishte hero për klubin brazilian.
Ai në gjysmëfinalen ndaj San Lorenzos ishte vendimtar për penalltitë duke bërë që të shkruhej historia për klubin e Chapecoense dhe të sigurohej udhëtimi në finale, i cili do të ishte fatal, citohet Express. (b.an)