Skulptura gjigante prej rëre mbushën bregdetin e Key West në Florida, si pjesë e edicionit të tretë të konkursit ndërkombëtar të artit me rërë.
Gjashtë prej artistëve më të mirë në këtë fushë, që vinin nga SHBA-të, Kanadaja dhe Singapori, përdorën rreth 7.000 kg rërë për të krijuar skulptura mbresëlënëse, që varionin nga portretizimi i një gruaje me zemër të thyer, tek ai i një treni e shumë pjesë të tjera moderne.
“Shumë nga këta artistë janë fenomenë të klasit botëror dhe ata janë frymëzuar nga kështjellat e zakonshme të rërës deri tek arti modern kalimtar që mund të gjehet në një galeri kudo”, u shpreh Rusty Croft, një skulptor mjeshtër i rërës në kompeticionin e këtij viti. Rëra, sipas Croft, është pjesë e jetës së kujtdo.
Organizatorët deklaruan gjithashtu se artistët ishin të lirë të zgjidhnin subjektin e tyre. Konkursi u mbyll më 27 nëntor dhe Morgan Rudluff fitoi çmimin e akorduar nga publiku dhe atë të skulptorëve, ndërkohë që skulptori i rërës Guy Olivier Deveu fitoi çmimin e Republikës Conch. /noa/a.k