Një fotograf ka kapur një ylber të jashtëzakonshëm në një nga fotografitë më të veçanta të peizazhit. Melvin Nicholson ka vizituar Skocinë perëndimore, udhëtim nga i cili ka fituar disa nga pamjet më magjepsëse të natyrës. Nicholson ishte në Rannoch Moor në perëndim të Skocisë, kur zbuloi ‘harkun e mjegullës’ mbi një pemë të vetme.
Është një ylber shumëngjyrësh i përbërë nga pikëlza të vogla uji që shkaktojnë mjegullën dhe që mund të shihet nëse dielli është pas jush. Ylberët e bardhë janë të ngjashëm me ylberet e rregullta, por shfaqen kur ka mjegull dhe jo shi. Për shkak se mjegulla ka pikëlza të vogla uji, ngjyrat e ylberit janë më të dobëta se zakonisht.
“Sapo e pash këtë pemë të mrekullueshme të izoluar dhe rrahur nga era e dija se duhej të fotografohej bashkë me harkun e mjegullës. Ishte më shumë se magjike dhe një nga ato ditë që duan shumë kohë të rikthehen,” ka thënë fotografi.
Fotografia që brenda pak kohësh ka marrë më mijëra shpërndarje në internet shfaqë një natyrë të qetë dimërorë, të një peme të vetme të “dekoruar” me ylberin e bardhë.noa/a.k