Pjesa e parë ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat veriore dhe qendrore ndërsa me vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat jugore duke gjeneruar shira të dobët dhe afat-shkurtër në ekstremin jugor të vendit.
Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-hershme.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon dallgëzimi të mbetet 2 ballë.
Europa
Pothuajse i gjithë kontinenti i Evropës do të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke ndikuar në pjesën më të madhe të tij mot të kthjellët. Konkretisht: me diell do të paraqiten: Vendet e Europës Lindore, pjesa më e madhe e Ballkanit si edhe Europa qendrore.
Ndryshe do të paraqitet situata e motit për, Europën jugperëndimore si edhe Britaninë e madhe të cilat do të dominohen nga vranësira dhe reshje të konsiderueshme shiu./noa/a.k