Në prill të vitit 2012, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbisë, Partia Përparimtare që aso kohe drejtohej nga Tomisllav Nikolliç, aktualisht president i Serbisë, printe në sondazhe.
Një dorë të fortë fitores së ish zëvendësit të Vojisllav Sheshelit ia dha ish kryebashkiakut i Nju Jork, Rudy (Rudolph) Giuliani.
Më 20 prill të vitit 2012, Giuliani kishte arritur në Beograd me ftesë të Aleksandar Vuçiçit, aso kohë zëvendës i Nikoliç në parti, tash kryeministër i Serbisë. Rudi Giuliani sot është përfolur shumë në të gjithë botë, pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Giuliani i kishte dhënë mbështetje të fuqishme Trumpit në fushatën zgjedhore, prandaj ai pritet të jetë njeriu kryesor në kabinetin e ri të presidentit amerikan.
Giuliani është përfolur për disa poste të rëndësishme, si kryeprokuror i ri dhe shef i diplomacisë amerikane.
Prandaj, fitores së Trumpit në rajonin tonë më së shumti i janë gëzuar serbët, pikërisht për shkak të lidhjeve miqësore të Giulianit me Vuçiçin dhe Nikoliçin, shkruan lajmi.net.
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçi ka përmendur miqësinë me Giulianin pas fitores së Trumpit.
“Aty është miku im, Giuliani, i cili e ka mbështetur projektin ‘Beogradi në ujë’ kur ishte këtu. Sigurisht se do të ketë pozitë të rëndesishme në establishmentin amerikan”, ka thënë Vuçiç, citohet Express. (b.an)