Natyra ka dhuruar një spektakël të pazakonte në Gjirin Ob, në veriperëndim të Siberisë në Rusi.
Mijëra topa bore mbuluan një pjesë prej 18 kilometrash të bregdetit, madhësia e të cilëve arrin gati një metër, shkruan BBC.
Topat janë rezultat i një procesi të rrallë të natyrës, kur pjesë të vogla të akullit rrotullohen nga era dhe uji për të krijuar këta topa gjigant.
Vendasit në fshatin Nyda kanë thënë se kurrë më parë nuk kanë parë diçka të tillë. /tch/a.k