Real Madrid dhe Bayern Munichu do të përdorin fanella prej materialit të krijuar nga plastika e ricikluar.
Plastika që është gjetur nëpër oqeane është përdorur për materialin e fanellave që do të përdoren gjatë muajit nëntor, për të rritur ndërgjegjen për mbrojtjen e ambientit nga ndotja.
Ky është produkti i parë i kompanisë Adidas që përbëhet nga materiali i ricikluar. Reali këtë fanellë do ta përdorë për ndeshjen kundër Sporting Gijonit më 26 nëntor, derisa Bayerni do të luajë me fanellat e reja në ndeshjen kundër Hoffenheimit, citohet Express. (b.an)