Një bandë shqiptare që ishte shndërruar në makthin e pasanikëve britanikë në resortin spanjoll të Marbelës është arrestuar nga policia pas disa javë hetimesh.
73 persona kishin rënë pre e bandës shqiptare. Shqiptarët gjenin momentin kur personat ishin në gjumë për t’i grabitur. Veç britanikëve, banda shqitpare i vodhi 45 mijë paund një princeshe nga Jordania.
Hetuesit thonë se vjedhjet kanë pasur të njëjtin stil: thyerje dere mes orës 1 dhe 5 të natës. Grabitësit vidhnin para dhe sende me vlerë që më pas i shisnin në treg të zi.
5 të dyshuarit ishin 3 meshkuj dhe 2 femra. Disa prej tyre akuzon edhe për krime më serioze, raporton e përditshmja britanike “Express”. Veç parave dhe sendeve me vlerë, shqiptarët kane vjedhur edhe 20 mjete luksoze./tema/a.k