Një tjetër mjek e ka humbur betejën me Covid. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Spitalit Psikiatrik Hyqmet Shqerra, i cili vdiq në moshën 82-vjeçare.
Neuropsikiatri Shqerra ndërroi jetë pak pas mesnatës në spitalin Covid 3.
Doktor Shqerra lindi në Elbasan në një familje autoktone dhe me tradita. Ai studioi në Fakultetin e Mjeksisë dhe u specializua në Degën e Psikiatrisë me rezultate të larta dhe më pas mori titujt akademikë.
Doktor Shqerra për 20 vite drejtoi Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Ai ka punuar vite të tëra, ku i është gjendur pranë familjeve me probleme të shëndetit mendor.
Doktor Shqerra ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca shkencore, auditorë universitare dhe kongrese në Austri, Itali, Francë dhe vende të tjera të rajonit dhe Evropë me tematikë nga fusha e neurologjisë dhe psikiatrisë.
g.kosovari