• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA/ Biden i hapur për kompromis lidhur me paketën e ndihmës për COVID

by Java News
01/02/2021 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden është i gatshëm deri në një fare mase që të konsiderojë ndryshime në paketën 1,9 trilionë dollarëshe të ndihmës për koronavirusin të propozuar prej tij, tha të dielën një këshilltar ekonomik i zoti Biden, në mënyrë që paratë t’u dërgohen amerikanëve që kanë më shumë nevojë.

Brian Deese, drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të zotit Biden, i tha televizionit CNN se propozimi është “hartuar në përputhje me krizën ekonomike me të cilën përballemi”, por se presidenti demokrat do ta shqyrtojë një propozim të ri nga 10 senatorë republikanë për një marrëveshje ndihme më të kufizuar.

Zoti Deese tha se presidenti Biden nuk do të bëjë “kompromis kur bëhet fjalë për shpejtësinë me të cilën duhet të veprojmë për të zgjidhur këtë krizë”, përfshirë një ekonomi të dobësuar, një fushatë të ngadaltë të vaksinimeve kundër koronavirusit në të gjithë vendin dhe një rritje të vazhdueshme të numrit të vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, që tani është më shumë se 440,000, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Këshilltari ekonomik tha se fokusi duhet të jetë “tek ajo që na duhet për ta kthyer ekonominë në rrugën e duhur.”

Zoti Biden është shprehur i hapur për të bërë kompromis me republikanët e opozitës, por ka thënë gjithashtu se demokratët do të mbajnë veriantin e tyre të paketës lehtësuese me vota të ndara sipas vijave partiake në Kongres nëse është e nevojshme, po qe se alternativa është zvarritja e negociatave.

Të dielën në mëngjes, zoti Biden shkroi në Twitter se “Miliona amerikanë, jo për faj të tyre, kanë humbur dinjitetin dhe respektin që vjen nga puna dhe pagesa. Plani im i shpëtimit do të zgjasë afatin për asistencën e papunësisë, duke siguruar që njerëzit të mund të mbështeten tek vazhdimi i pagesave në mes të kësaj krize. ”

Presidenti Biden do që të rrisë ndihmën federale të papunësisë nga 300 në 400 dollarë në javë, përveç ndihmës më të vogël nga shtetet, dhe të zgjasë afatin e pagesave nga marsi në shtator.

Plani republikan parashikon të ruajë pagesën prej 300 dollarësh për një periudhë të pacaktuar. Në një letër drejtuar Presidentit Biden dhe i kërkonin të takoheshin me të për të diskutuar planin e tyre, ligjvënësit republikanë nuk përmendën ndonjë shifër të caktuar. Por senatori republikan Bill Cassidy nga Luiziana i tha televizionit “Fox News Sunday” se propozimi i tyre ishte për rreth 600 miliard dollarë, shumë më pak sesa ç’po kërkon zoti Biden nga Kongresi. /VOA

g.kosovari

Next Post
Kur blini apartamente sigurohuni që investitori nuk është trafikant droge apo femrash

Koha e Kurtit nuk do zgjasë shumë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In