Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, është pyetur mbrëmjen e sotme nëse ka lidhur një koalicion me Lëvizjen për Ndryshim të Jozefina Topallit.
Topalli tha se ata janë bashkë, por theksoi se ende nuk kanë përfunduar një marrëveshje mes tyre. Ai tregoi në emisionin “Log” se ai dhe Topalli janë të detyruar të bashkëpunojnë për të rrëzuar treshen politike.
“Konkrete është se ne jemi në një linjë. Sipas meje, ne jemi të dënuar që të bashkëpunojmë, e cila është kauza që na bashkon.
Ne duhet të shfrytëzojmë edhe avantazhet që mund të japë kandidimi, pra bashkimi i forcave, ndryshe nuk mund të rrëzojmë tre dinozaurët”, deklaroi Patozi